​Dogana parandalon kontrabandimin e produkteve ushqimore

Kosova

​Dogana parandalon kontrabandimin e produkteve ushqimore

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:28
Njësitë kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë

Njësite e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Dogana, njësitë kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë.

Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12000 mijë euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nen udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje.

Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione te tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat