Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se janë shpërndarë mbi 2 mijë palë atlete sportive për nxënësit e shkollave të mesme në këtë komunë.
Ky është një donacion nga një organizatë italiane, të cilën kryetari Muharremaj e ka falenderuar për këtë gjest humanitar.
“Janë shpërndarë 2082 palë atlete sportive, për secilin nxënës/se të tri shkollave të mesme në Komunën e Suharekës.
Ky është donacion nga një organizatë italiane të cilën e falenderojmë për këtë gjest humanitar. Angazhimi ynë nuk do të ndalet që ta realizojmë më të mirë për qytetarët tanë”, shkroi ai në Facebook.