Policia e Kosovës pranoi një donacion nga misioni Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE.
Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike (OSBE) Edward Anderson, shprehu kënaqësinë e tij për të qenë pjesë e ekipit ku ofrohen donacione për PK-në dhe potencoi se bashkëpunimi reciprok do të vazhdojë edhe më tej.
Donacioni i ofruar për Policinë e Kosovës përfshinë: kompjuterë, printerë, fotokopjues, panele informuese, laptopë dhe pajisje të tjera.
Nga përfaqësues të Policisë së Kosovës u vlerësua se pajisjet e dhuruara do të ndihmojnë Policinë e Kosovës në ngritjen e cilësisë në punë, ndihmojnë organizimin dhe mbajtjen e mësimit nga distanca, përmes platformave elektronike si dhe rritjen e efikasitetit të punës policore dhe transparencës në përgjithësi.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/01/auto_167393653_3984027038324469_2189391335514739623_n-1024x683-11617291324.jpg)