Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se për të tretën ditë me radhë po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 i profesionistëvë shëndetësorë në Kosovë.
Kjo Ministri, përmes një postimi në Favebook, thotë se mantelbardhët janë aseti kryesor që ka vendi në luftën kundër koronavirusit dhe mbrojtja e tyre përmes vaksinimit fuqizon linjat e mbrojtjes kundër COVID-19.
MSH-ja thotë se profesionistët shëndetësorë po u japin mesazhin qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga virusi.
“Me shembullin personal duke u vaksinuar, profesionistët shëndetësorë po japin mesazhin e rëndësishëm për vaksinimin si njërën nga mënyrat më efikase për t’u mbrojtur nga virusi për shkëputur zinxhirin e përhapjes së tij në mesin e komunitetit mjekësor”, thuhet në njoftimin e MSH-së.