6 të shëruar dhe 11 raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

6 të shëruar dhe 11 raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:22
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja.

Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikim e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si nga komunikimi me rastet ne rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë  deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 952 raste, prej tyre 831 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 74 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat