Iniciativa Qytetare për Obiliqin, ka filluar me konstituimin e kryesive të degëve të saj, gjatë ditës së sotme ka mbajtur dy mbledhje konstituive të degëve; ajo e Dardhishtës dhe Obiliqi 1.
I pranishëm në strukturimin e këtyre degëve ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili falënderoj të gjithë antarët për pjesëmarrjen e tyre e njëkohësisht për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë gjatë rrugëtimit politikë.
Duke theksuar se: “i gjithë ky organizim dhe interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve që të bashkohen në strukturat tona tregon qartë se mbështesin fuqishëm përkushtimin tonë në zhvillimin e qytetit të Obiliqit.”
Iniciativa Qytetare për Obiliqin ka bërë konstituimin e dy degëve në të cilat u zgjodhën kryetarët dhe organet tjera drejtuese, kësisoj; degën e Dardhishtës do të udhëheq z.Burim Gërguri ndërsa dega Obiliqi 1 do të udhëheqet nga z.Gëzim Gashi.