Instituti Hidrometeorologjik i Koosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
“Moti nesër, 04.04.2021. Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.
Temperaturat do të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstreme. Minimalet ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.