1 i shëruar dhe 7 raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

1 i shëruar dhe 7 raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 16:07
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, përkatësisht me shtabin emergjent komunal, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga regjistrimi i rastit të parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 967 raste, prej tyre 842 janë shëruar, 48 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 77 persona.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat