Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies, bënë homazhe tek varri i dëshmorit, Shefqet Kerolli.
Ata gjithashtu nderuam edhe martirët e fshatit Polac, të rënë në luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi në Facebook:
Bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies, bëmë homazhe tek varri i dëshmorit, Shefqet Kerolli, në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë.
Sot gjithashtu nderuam edhe martirët e fshatit Polac, të rënë në luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i ynë moral e institucional.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!