Më rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në emër të Komunës së Malishevës, të kryetarit Ragip Begaj dhe në emrin tim personal, i uroj të gjithë besimtarët e besimit islam dhe të gjithë atyre që kanë mundësi të agjërojnë, ju dëshiroj agjërim të lehtë.
Uroj që ky muaj të jetë një muaj i ngritjes së besimit, tolerancës, paqes dhe mbështetjes për njëri tjetrin”.
Kështu ka uruar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha në urimin e tij drejtuar besimtarëve të besimit islam.