Sot të gjithë besimtarët islam, kanë nisur agjërimin e muajit të shenjt të Ramazanit.
Në këtë muaj të mëshirës, të sakrificës, shumë njerëz solidarizohen me të tjerët, që nuk i kanë kushtet dhe mundësit për të pasur një muaj sa më të lehtë.
Mirëpo si gjithmonë janë njerëzit vullnet mirë, qytetarët solidar, që duan të ndajnë të mirat e tyre me të tjerët.
Një shembull që duhet ndjekur nga të tjerë është furra e bukës “Rina”, nga qyteti i Malishevës, e cila ka vendosur që gjatë tërë muajit Ramazan të jap bukë falas për të gjithë nevojtarët.