ShSKUK i dhuron Spitalit të Pejës 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë

Kosova

ShSKUK i dhuron Spitalit të Pejës 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, pas klinikave të QKUK-së, po shpërndan pajisje mjekësore për spitalet e përgjithshme, të cilat janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore- përmes UNOPS-it.

Spitali i Pejës ka pranuar 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë dhe 1 analizator të gazrave në gjak.

Në përputhje me kërkesën dhe nevojat e tij, bëhet e ditur në njoftimin e ShSKUK-së.

Pajisjet mjekësore janë të dorës së fundit dhe pritet të ndihmojnë shumë stafin shëndetësor për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për pacientët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat