11 të shëruar dhe 15 raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

11 të shëruar dhe 15 raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:13
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 11 persona janë shëruar nga covid-19,ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga ana e IKSHPK,  IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Në raportin e sotëm të IKSHPK, janë raportuar 17 raste të reja në Malishevë, mirëpo 2 raste kanë qenë ritestime.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1019 raste, prej tyre 883 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 87 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat