Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se janë duke punuar për zhvillimin e ideve dhe projekteve për Zonën e Re Industriale në Biraq, e treta me radhë.
Ai tha se në të ardhmen kjo zonë do të mbetet në funksion në bizneseve dhe investitorëve.
Postimi i plotë:
Me arkitektët e rinjë nga Komuna e Suharekës Arber Kuqi, Basri Lushaj, Çlirim Alija dhe Shpetim Lumi, po punojmë për zhvillimin e ideve dhe projekteve për Zonën e Re Industriale në Biraq, e treta me radhë, e cila do të mbetet në funksion në bizneseve dhe investitorëve në të ardhmen.
I inkurajojmë edhe të tjerët, të cilët mendojnë dhe kanë vullnet të na ndihmojnë profesionalisht, që ta realizojmë një punë e cila na bënë krenar në të ardhmen.
Kemi vullnet dhe energji që të punojmë me krejt fuqinë tonë, që ta bëjmë më të mirën për komunën tonë.