Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.788 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 494 raste pozitive.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19.
Vendbanimet e rasteve të sotme në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (3), Peqan (1) dhe Suharekë (5).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1.009 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236.
Numri total i rasteve pozitive është 98.835 raste nga 482.413 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.008 raste të vdekjes.