Kreu i Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sot kanë mbajtur mbledhjen e radhës të Shtabit Emergjent, në të cilën me propozimin e tij kanë vendosur unanimisht që të përkrahin 1000 familje në nevojë me pako ushqimore si dhe bizneset e komunës sonë që janë prekur më shumë nga pandemia COVID-19.
Pakoja përkrahëse për bizneset parasheh:
1. Lirim nga pagesa për transportuesit e udhëtarëve, autobusët që hyjnë në stacionin e autobusëve, deri në një vendim tjetër;
2. Lirim nga pagesa për shfrytëzimin e terracave nga gastronomët, deri me 31.12.2021.
3. Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit nuk do të aplikojmë taksen në biznes, duke përjashtuar Postën, KEDS-in, Bankat, institucionet mikrofinanciare si dhe kompanitë e sigurimeve;
4. Po ashtu do të afrojmë sipas mundësive hapësira operimi pa pagesë për OJQ-të lokale.
Këto masa mbështetëse do të hyjnë në fuqi dhe do të fillojnë të zbatohen pas miratimit edhe nga Kuvendi Komunal në seancën e këtij muaji.
Na priftë e mbara!