22 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme me forcat paramilitare serbe, nē vendin e quajtur Bregu i Sukës në Vasilevë të Komunës së Drenasit, pikërisht më datën 14.04.1999, ranë heroikisht pēr të qëndruar në përjetësi në poret e lirisë, tre dëshmorët e fshatit Korroticë e Poshtme, Bejtë Rexhepi, Hajzer Rexhepi e Fazli Qerkini.
Ata ranë për tu bërë vetë liria që sot qëndron mbi gjakun e tyre e të gjithë dëshmorëve të kombi!
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të fshatit Korroticë e Poshtme, Bejtë Rexhepi, Hajzer Rexhepi e Fazli Qerkini.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit që gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që ne sot e gëzojmë!

