Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar tragjedinë e ndodhur në Mitrovicë njëzet e dy vite më pare.
Sipas tij, kriminelët duhet të marrin drejtimin e merituar.
“Bota demokratike duhet të bashkohet në kërkesat tona për ndriçimin e të gjitha masakrave dhe për kthimin e të pagjeturve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi në Facebook:
Kujtojmë me dhembje tragjedinë që ndodhi në Mitrovicë, njëzetedy vite më parë. Kujtojmë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë, që jetën ia falën Atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria.
Është obligim i yni që të këmbëngulim për drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar.
Bota demokratike duhet të bashkohet në kërkesat tona për ndriçimin e të gjitha masakrave dhe për kthimin e të pagjeturve.
Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë!
RH