Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se i ka propozuar Kuvendit të Komunës lirimin nga pagesa e taksave komunale dhe qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapsirave publike në qytet.
Ai tha se ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100,000€ në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias!
Njoftimi:
Edhe 1 masë lehtësuese ekonomike për ekonominë e goditur nga Covid 19 në Vushtrri
Me qëllim të lehtësimit të gjendjes së rënduar ekonomike të biznesit por edhe të fermerëve vushtrrias të shkaktuar tash e 1 vit nga pandemia Covid 19, i kam propoziar Kuvendit të Komunës lirimin nga pagesa e taksave komunale dhe qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapsirave publike në qytet!
Ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100,000€ në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias!
Bashkë do të fitojmë sfidën ekonomike e shëndetësore kundër #coronavirus
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/14/auto_173354808_1658348037695736_5827362997741650723_n-819x1024_11618392619.jpg)