Ish-diplomatja Meliza Haradinaj- Stublla, nuk ka harruar t’ia urojë shtetit mik të Kosovës.
Ishte kjo e para Haradinaj- Stublla që e uroi Izraelin e para në një status në Facebook.
Ajo ka shkruar se nga Kosova jonë e bukur, urojmë sot mikun tonë të ri e të vjetër Izraelin dhe popullin hebre, që shënojnë sot përvjetorin e tyre të 73-të të Pavarësisë!
Ndër të tjera, ish-diplomatja Meliza Haradinaj-Stublla, ka shkruar se ne ende jemi të ngazëllyer nga njohja e formalizuar mes dy shteteve tona, kur shënuam një aktin e formalizimit të marrëdhënieve diplomatike përmes platformës virtuale Zoom, që si i tillë ndodhi për herë të parë në historinë e diplomacisë botërore!
Ndërsa MPJD ka uruar kështu.
“Urimet më të mira nga njerëzit e #Kosovës për njerëzit e # Izraelit ndërsa festojnë 73 vjetorin e #pavarësisë”.