Pak minuta më parë, Prokuroria Themelore njoftoi se ka arrestuar mjekun nga Podujeva, Ibrahim Hoti.
Kjo ndodhi pas publikimit të një videoje, ku Hoti shihet duke e përzën një pacient dhe duke i ofruar shërbimet shëndetësore.
Me arrestimin e Hotit, Podujeva ka mbetur pa pulmolog. Ai ishte i vetmi pulmolog në QKFM-në e Podujevës.
Po ashtu, Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu ka njoftuar se Hoti është suspenduar nga puna.
Pulmologu Hoti do të qëndroj në paraburgim për 48 orë.