Komuna e Malishevës ka njoftuar se aktualisht në këtë komunë janë edhe 74 raste aktive me koronavirus.
Sipas njoftimit në 24-orët e fundit në këtë komunë janë shënuar gjashtë raste të reja me koronavirus si dhe janë shëruar 7 të tjerë.
Njoftimi i plotë
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 7 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet nga terreni.