Masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës që përfshin edhe mbylljen e lokaleve dhe mosgrumbullimin më shumë se 10 personave janë ende në fuqi.
Por si duket këto nuk vlejnë për llapjanët të cilët në mbrëmjen e sontme kanë vërshuar kafenetë, duke rrezikuar shëndetin.
Media ka siguruar pamje ku shihen grumbull qytetarësh në kafenetë e këtij qyteti.
Ndërkohë nga e hëna e ardhshme pritet të ketë lehtësim të masave, por jo në këtë formë.