Mikrobiologu Lul Raka ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” ku ka folur për jetën dhe karrierën.
Raka ka treguar një eksperiencë të veçantë por shumë të dhimbshme që ka pasur në Afrikë përkatësisht në Liberi.
I thotë se duke pasur parasysh se në atë vend ishte përhapur sëmundja e ebolës dhe shumë specialistë botërorë hezitonin të shkonin atje, personalisht kishte marrë vendim të shkonte atje.
“Na treguan se rreziku ishte shumë i madh, por unë fare nuk hezitova pasi në luftë kam qenë edhe vet. Të vetmen frikë që e kisha ishte baba mos më ndalonte”, tha ai.
Ai thotë se atje ishte në eksperiencë e jashtëzakonshme pasi sipas tij ato që i kishin mësuar nga librat në atë vend nuk vlenin.
“Shkuam për inspektim në një klinikë. Mjekët ishin futur në grevë pasi qeveria nuk po ua paguante shpenzimet e rrugës. Kur u futem aty në fillim pamë qe kishin qenë vetëm tre personel mjekësorë. Në korridor pamë një fëmijë lakuriq që ishte i vdekur, në një pozicion që tregonte që kishte vdekur para tri-katër ditëve. 50 metra më poshtë ishte një karrocë dhe një grua në të. Ne mendonim se ajo ishte sjellë për t’u trajtuar por edhe ajo ishte e vdekur. Gjatë ecjes në korridore shihnim njerëz të vdekur me infuzione në krahë”, rrëfen Raka eksperiencën në Afrikë.
Ai thotë se në këtë eksperiencë ishte i shoqëruar një mjekët kolumbianë e spanjoll.