Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje bore.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.