Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë mendaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet” për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, për z. Avdyl Gjocaj, pas vdekjes.
Sipas tij, familje të tilla, si familja e Avdyl Gjocajt nga Juniku, i kanë dhënë kahje rrugëtimit tonë të përbashkët për liri!
Postimi në Facebook:
Kam ndarë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, për z. Avdyl Gjocaj, pas vdekjes.
Avdyli ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe luftëtar i lirisë. UÇK-së i dha katër djemtë e tij, që ishin luftëtarë të dalluar gjatë Luftës Çlirimtare.
Familje të tilla, si familja e Avdyl Gjocajt nga Juniku, i kanë dhënë kahje rrugëtimit tonë të përbashkët për liri!
RH