Edhe një punëtor i Telekomit e ka humbur betejën me koronavirusin.
Lajmin e ka bërë publik Federata Sindikale e Punëtorëve të PTK-së, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i plotë:
Njoftim Mortor
Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për humbjen e betejes me Covid-19 të kolegut tonë nga Rahoveci Jeton Sokoli
FSP-PTK u shprehë ngushëllimet më të sinqerta kolegëve dhe familjarëve të tij.
Qoftë i paharruar kujtimi Jeton Sokoli
FSP-PTK
