Shtatë të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid në 24 orët e fundit në Malishevë

Kosova

Shtatë të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid në 24 orët e fundit në Malishevë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:09
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, shtatë persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP –së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1043 raste, prej tyre 929 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 65 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat