11 të shëruar dhe 11 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

11 të shëruar dhe 11 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:08
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 11 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 11 raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1054 raste, prej tyre 940 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 65 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat