Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.090 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve kanë rezultuar 442 raste pozitive me COVID-19.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 11 raste pozitive me COVID-19.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Budakovë (2), Gelancë (1), Mushtisht (1), Sallagrazhdë (2), Suharekë (3) dhe Vraniq (2).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 957 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 88.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.756.
Numri total i rasteve pozitive është 102.236 raste nga 505.249 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.100 raste të vdekjes.