Ylfete Fanaj kur nisi të merrej me shpeztari kishte vetëm 70 pula në fermën e saj.
Në fillim këto pula plotësonin vetëm nevojat familjare, mirëpo me kalimin e kohës ajo filloi të investonte në këtë biznes me shumë pasion.
Fermarja nga Sallagrazhda e Suharekës sot ka mbi 5000 pula.
Ajo thotë se këtë punë e bënë me pasion. Për një fermë të tillë duhet të kujdeset e gjithë familja.
Ndihmësi më i madh i Ylfetes është bashkëshorti i saj, i cili thotë se puna me pula është lodhëse por në fund shpërblehet.
“Zgjohemi në mëngjes në ora 5:00 për t’i ushqyer pulat. Ndonjëherë edhe gjatë natës i shohim mos kanë ndonjë shqetësim. Punët kryhen herët dhe më pas dalë në terren për t’i shpërndarë vezët”, deklaroi Fatmir Vata.
Kërkesat për vezët e pulave të kësaj ferme janë të larta nga të gjitha vendet e Kosovës.
“Tregun kryesor e kemi në Prishtinë. Por ka kërkesa edhe për pula e gjela. I presim dhe i pastrojmë dhe ua dërgojmë klientëve. Deri më tani të gjithë janë ndarë të kënaqur”, deklaroi më tej Fatmir Vata.