Policia e Kosovës edhe sonte në këtë natë me shi ka intesifikuar kontrollet në tërë Kosovën për respektimin e masave antiCovid, të vëna nga Ministria e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid19.
Menjëherë pas orës 10:30, qëkur fillon ora policore në vend, patrullat policore kanë dalë në terren për të monitoruar respektimin e kësaj mase.
Në disa fotografi shihet se njësitet policore së bashku me ekipin e Inspektoratit kanë kontrolluar edhe disa lokale që s’kanë respektuar orarin e punës deri në ora 22:00.
Të njëjtit edhe kanë gjobitur qytetarët të cilët kanë bërë shkelje të këtyre masave anticovid.
Ndryshe, gjatë 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 595 tiketa në bazë të ligjit Covid19.

