Begaj e Berisha panë nga afër mbjelljen e drunjëve në qytetin e Malishevës

Kosova

Begaj e Berisha panë nga afër mbjelljen e drunjëve në qytetin e Malishevës

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:59
Begaj e Berisha

Sot ka filluar realizimi i projektit për mbjelljen e drunjëve përgjatë rrugëve në qytetin e Malishevës.

Fillimin e realizmit të këtij projekti e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha. Begaj e Berisha janë ndarë të kënaqur me fillimin e realizimit të këtij projekti, për mbjellje të drunjëve në qytet.

“Gjelbërimi është jetë për një vendbanim dhe jam i kënaqur që jemi duke realizuar këtë, pasi sa më shumë gjelbërim në qytet, do të thotë më shumë jetë”, tha kryetari Begaj, përderisa u shpreh i kënaqur me realizimin e këtij projekti.

Mbjellja e drunjëve ka filluar në rrugën “Hamdi Berisha”, ku do të mbillen rreth 200 drunj, ndërsa bazuar në tërë projektin, do të mbillen rreth 800 drunj në rrugët e qytetit në Malishevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat