Nesër është Dita Ndërkombëtare e Tokës.
Andaj për këtë Komuna e Podujevës ka organizuar aksion në gjithë territorin e komunës për largimin e mbeturinave.
Këtë aksion e mbështet edhe kryetari Shpejtim Bulliqi i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se do to marrë pjesë duke duke ftuar të gjitë që të marrin pjesë në aksion.
Postimi në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës organizohet aksion në gjithë territorin e Komunës së Podujevës për largimin e mbeturinave dhe pastrimin e tokës.
Unë e mbështesë plotësisht këtë inicativë dhe do të marr pjesë në këtë aktivitet të organizuar nga Drejtoria e Arsimit.
Ju ftoj të gjithëve të bashkoheni në këtë aksion që fillon prej orës 10:00, nesër (e enjte). Aksioni fillon prej oborrit të shkollave në lagjet ku jetoni dhe vazhdon në ambientin përreth.
Bashkë për Ambient të Pastër!