Jashari tha se, kemi për obligim që të jemi të bashkuar në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të rënëve për Lirinë e Kosovës.
Kryetari i Skenderaj Bekim Jashari së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe deputetin Bekim Haxhiu kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Driton M. Veliu.
Postimi në Facebook:
Së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, deputetin Bekim Haxhiu e familjarë të dëshmorit, bëmë homazhe tek varri i dëshmorit Driton M. Veliu, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, në përvjetorin e rënies heroike të tij.
Para të pranishmëve deklarova se e kemi për obligim që të jemi të bashkuar në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të rënëve për Lirinë e Kosovës.
Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme.
Lavdi gjithë të rënëve në altarin e lirisë!