Malishevë: Sot gjashtë të shëruar dhe po aq raste të reja me COVID-19

Kosova

Malishevë: Sot gjashtë të shëruar dhe po aq raste të reja me COVID-19

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:19
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar gjashtë raste të reja.

Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1060 raste, prej tyre 946 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 65 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat