Kryetari i Komës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, bënë homazhe tek varri i dëshmorit Brahim Nura, në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë.
Homazhet vijnë në përvjetorin e rënies heroike të tij.
Para familjarëve të dëshmorit Brahim Nura si dhe qyterarëve të pranishëm, Jashari deklaroi se e kemi për obligim që të jemi të bashkuar në mënyrë që të jetësojmë amanetin e tyre.
Lavdi gjithë të renëve në altarin e Lirisë!