Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së Dren Ukshinit, të riut nga Gjilani i cili vdiq si pasojë e një sëmundje të rëndë, ndonëse ishte duke u trajtuar në një nga Spitalet e Turqisë.
Haradinaj ngushëllimin e ka shprehur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook'.
Postimi i plotë:
Zoti ju lashtë shëndosh e ju dhashtë forcë të përballoni këtë humbje të madhe.
E kujtofshit birin tuaj Drenin me kujtimet më të mira.
Sot, ne ndajmë dhembjen me ju për këtë ngjarje të hidhur që na pikëlloi të gjithëve.
RH