Parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët e ardhshme

Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Në fundjavë mot më i qëndrueshëm, me më shumë diell.  Temperaturat në rritje.  Ditën e martë mundësi për reshje të dobëta shiu.  Të mërkurën temperaturat deri në 20C.

Pas reshjeve të ditës së enjte dhe paradites së premte, në fundjavë dhe ditën e hënë sipas Prishtina Weather parashihet të mbajë mot më i qëndrueshëm, pa të reshura, e ditën e diel dhe të hënë më i ngrohtë, me më shumë kthjellime dhe diell.

Ditën e martë do të ketë kalime të vranësirave që sjellin mundësi për të reshura shiu orëve të paradites.  Nga e mërkura parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me më shumë diell.

Cilësia e ajrit parashihet të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare gjatë fundjavës, vetëm në kushte të qetësisë vende-vende mund të kalojë në vlera të dobëta.

24.04 – Vranësira dhe intervale me diell.

25.04 – Kryesisht me diell.

26.04 – Paradite kryesisht me diell.  Ditën dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

27.04 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Paradite mundësi për reshje të dobëta shiu.

26.04 – Ngrohtë.  Në mëngjes vranësira me mundësi për riga lokale shiu.  Ditën më shumë diell.

Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 2C deri 3C, e ditën e martë rriten deri në 8C.  Maksimalet gradualisht në rritje nga 14C, të shtunën deri në 18C ditën e hënë, e të mërkurën edhe deri në 20C.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 5-11m/s, e nga dita e hënë nga jugu-jugperëndimi 3-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes ditën e shtunë, më pas në rënie përreth vlerave normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat