Një burrë nga Skenderaj që dy ditë ishte raportuar i zhdukur.
Ai me datë 24 prill ishte larguar nga shtëpia e tij dhe familjarët nuk kishin asnjë informacion se ku gjendej i njëjti.
Por, familjarët e tij kanë konfirmuar se ai është gjetur sot gjatë ditës.
Vëllai i tij tha se i njëjti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në një mal.
“Po , sot e kemi gjetur. Unë e kam vëlla Halilin. Ishte në një mal dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë ai.