Ka ndërruar jetë Rinesa Maliqi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Rinesa ka ndërruar jetë dje në Turqi, ku edhe po trajtohej.
Lajmi është bërë i ditur nga një prej familjarëve të saj, i cili tha se së shpejti do të njoftojë edhe rreth ceremonisë së varrimit.
“Të Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi. Njoftojmë miqtë, shokët, kolegët dhe farefisin e familjes Maliqi se sot me datë 26.04.2021, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jete vajza e axhes Rinesa Idriz Maliqi. Për kohën e varrimit do të njoftoheni më vonë për shkak se e ndjera ka qenë duke u trajtuar në Turqi”, ka shkruar familjari i të ndjerës.