5 të shëruar, 1 i vdekur dhe 3 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

5 të shëruar, 1 i vdekur dhe 3 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:08
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 3 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, i dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë  deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1078 raste, prej tyre 983 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 43 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat