Hartuesit e politikave industriale në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Igballe Rexha-Jashari udhëheqëse, Ganimete Manaj dhe Gazmend Ademi, u pritën nga drejtori për Zhvillim Ekonomik i komunës së Fushë Kosovës Ekrem Berjani dhe Besim Tërmkolli, zyrtar për Regjistrim të Bizneseve dhe Taksës Komunale.
Pas takimit të zhvilluar të dy palët vizituan bizneset përpunuese-prodhuese (në kuadër të sektorit C) “ART ALUMINIUM”, “AL PVC” dhe “SPAR – Textil Factory”.
Qëllimi i këtij takimi me bizneset ishte informimi lidhur me sfidat që po përballen prodhuesit që nga fillimi i pandemisë duke u nisur nga numri i punëtorëve, eksportet e produkteve të tyre, importimi i lëndës së parë, qarkullimin krahasuar me vitin paraprak etj.
Industria përpunuese në Fushë Kosovë me prodhimet e veta vazhdon të jetë konkurrente edhe në tregun Evropian.