Bashkëatdhetari ia dhuron një autoambulancë komunës së Vushtrisë

Kosova

Bashkëatdhetari ia dhuron një autoambulancë komunës së Vushtrisë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:52
Autoambulanca

Një bashkëatdhetar nga Suedia ka sjellë si donacion një autoambulancë në QKMF-në në komunën e Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

“Bashkëatdhetari ynë z. Shaban Krasniqi nga qyteti Eksjö ne Suedi ka sjellur donacion nga ky qytet suedez një auto ambulance për nevoja të QKMF Vushtrri.

Në këtë kohë pandemie globale, kur shëndeti i qytetarëve është në rrezik, solidariteti e besimi i diaspores tonë është inspirim i madh. Faleminderit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat