Pak gra në poste zëvendësministrore

Kosova

Pak gra në poste zëvendësministrore

Më: 29 prill 2021 Në ora: 21:41
Qeveria e Kosovës

Qeveria Kurti 2, deri tash ka bërë publike 23 emra të emëruar në pozitën e zëvëndës ministrit/es, nga ta 19 janë burra e vetëm 4 gra.

Njëra nga to, Daulina Osmani, që mori këtë post në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, deklaroi se në këtë aspekt ka pasur progres, mirëpo ka ende hapësirë, marrë parasyshë se gratë janë treguar jashtëzakonisht të sukseshme në fushat ku kanë marrë pozita udhëheqëse.

Ndërkaq, në Qendrën për Barazi Gjinore nuk janë të kënaqur me këtë dallim të shumëfishtë.

Sipas Luljeta Demollit, në këtë mandat do të duhej që të kishte shumë më shumë gra, meqenëse përqindja e fituar ishte e madhe e ajo e quajti si qeveri e mundësuar nga gratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat