Mblidhet KGJK, ja çka diskutuan

Kosova

Mblidhet KGJK, ja çka diskutuan

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:51
KGJK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 253-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Anëtarët e Këshillit, aprovuan draft Udhëzuesin për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve qëllimi i të cilit është definimi i mëtejmë i formës së vlerësimi të performancës së gjyqtarëve dhe format e vlerësimit. Po ashtu, u formua edhe Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve me katër (4) anëtarë nga Gjykata Supreme, pesë (5) anëtarë nga Gjykata e Apelit, tre (3) anëtarë nga gjykatat themelore dhe nga një anëtarë rezervë në secilin nivel të gjykatave.

Gjatë këtij takimi, Këshilli aprovoi planin vjetor të Këshillit Gjyqësor për vitin 2021 dhe miratoi rekomandimin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave (KAGj) për formimin e grupit punues për shqyrtimin dhe finalizimin e draft Rregullores për caktimin e normës së punës së gjyqtarëve.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dyer të mbyllura për shqyrtimin e katër (4) rasteve disiplinore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat