Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 202 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 11 viktima nga ky virus.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifkiuar 8 raste pozitive me COVID-19.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Duhël (1), Maqitevë (1), Nëpërbisht (2), Nishor (1), Semetisht (1), Shirokë (1), Vraniq (1).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.
Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes.