Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dhjetë persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë i ri.
Kështu e bërë e ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë Covid-19, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 1095 raste, prej tyre 1004 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 39 persona.