Kryetari i komunës së Shtimes Naim Ismaili, me rastin e Ditës ndërkombëtare të shtypit, ka uruar gazetarët për punën e tyre të sinqertë dhe të palodhshme.
“Liria e shtypit është dhe do të jetë gur themeli i shoqërive demokratike, sepse liria e shtypit krijon një siguri të madhe për fjalën e lirë në gjithë shoqërinë. Urime Dita e Lirisë së Shtypit”, shkruan Ismaili në një postim në Facebook.
Ndryshe, 3 Maji - Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.
Sipas organizatës “Reporterët pa Kufij” mbi gjendjen e lirisë së mediave për 2020, Kosova renditet në vendin e 70-të në botë dhe qëndron më mirë krahasuar me disa vende të rajonit.
3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional.