Sot (5 maj), shënohet Dita e Dëshmorëve në Komunën e Podujevës.
Për nderë të kësaj dite, Komuna e Podujevës ka organizuar disa aktivitete për të nderuar të rënët për lirinë e vendit.
Aktivitetet, sipas një njoftimi të Komunës, do të fillojnë me dhurim të gjakut në sheshin “Ali Ajeti” në ora 11:00, për të vazhduar kështu me homazhe pranë shtatores së heroit Ali Ajeti dhe katër dëshmorëve në shesh, me fillim nga ora 11:30.
Aktivitetet do vijojnë me homazhe në Penuhë, Llugë, Lladoc dhe Turuçicë.
Ndërsa, agjenda e aktiviteteve do të përmbyllet me një turne të futbollit të vogël në Kërpimeh.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/05/auto_FB_IMG_16201737328601620194626.jpg)